Sot është ndarë nga jeta doktor Rushen Golemi, e cila ka qenë dhe deputete e Partisë Demokratike e zgjedhur në vitin 1992.
Në një postim në Facebook, deputet demokrat Tritan Shehu ka dhënë lajmin e hidhur, dhe shkruan se ky është një lajm shumë i hidhur.
Postim i plotë
Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.
Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.
Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.
Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.
I pa harruar do te jete kujtimi i saj.