Grida Duma është ironizuar shpesh herë nga kritikët e saj edhe për mbiemrin e vet.
Nga Grida Duma, asaj i thërrasin edhe Grida Suma.Dhe jo pa shkak në fakt. Sipas gazetës “Tema” të paktën deri në vitin 1948, familja e saj e ka pasur mbiemrin Suma.
Këtë gjë e vërteton edhe ky dokument, në të cilin përmendet Bajram Suma, vëllai i gjyshit të deputetes demokrate.
Për shkak të konotacionit negativ, familja e Gridës më pas vendosi ta ndryshojë mbiemrin, duke e bërë Duma.