Lajme kontradiktore janë trasmetuar deri tani për drogën kokainë të kapur në Durrës përderisa nuk ka një deklarat zyrtare të policisë së shtetit. Por, prova dhe fakte të reja në rrugë jo zyrtare mesohen nga mediat.
Kamioni nuk po shkonte në Itali por kishte ngarkuar kontenierin me banane të ardhur në port në emër të firmës “Arbri Garden”, kompania e cila kishte porositur bananet nga Kolumbia, e në kontenierin u gjet edhe nje sasi rekord kokaine, plot 613 kg. Shoferi natyrisht që nuk ka lidhje me ngarkesën, sepse kompanitë që tregëtojnë me kontenier kontaktojnë çdo firmë transporti që kooperon në Portin e Durrësit
Mësohet se bëhet fjalë për një rrjet të fuqishëm që trafikonte drogë në vendet e BE. Sasia e drogës mendohet se i përket njerëzve të lidhur me politikën dhe me mediat, por këto janë vetëm në fushën informacioneve të pavërtetuar, pra thashetheme
Nga hetimet paraprake, mësohet se droga ka ndjekur këtë itinerar: Kolumbi, Itali, Maltë dhe Durrës. Me të mbërritur në Durrës, kontenieri, pas sinjalizimeve nga vendet partnere, është mbajtur nën vëzhgim përgjatë 24 orëve të fundit dhe është ndërhyrë teksa po bëhej transportimi për në magazinat e kompanisë Arbri Garden i bananeve./Ekskluzive.al