Kushtet e vështira atmosferike kanë bërë që avioni ku udhëtonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të mos ulej të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Avioni është detyruar të ulet në Aeroportin e Sofjes, në Bullgari. Haradinaj po kthehej nga Londra, ku ka mori pjesë në Samitin WB6, të organizuar nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH). Në samit morën pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor