Paloka iu drejtua me fjalor rruge ndaj ministrit Bushati, teksa raportonte në komisionin e Jashtëm.
“Ka harruar kllapën.. Por do ja tregojme pastaj..Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe”, u shpreh Paloka. Pas këtij incidenti, gazeta “Dita” risjell një shkrim ironik për deputetin demokrat.
Orët e fundit mësohet se grupimi prapamilitar PD është përfshirë aktivisht në debatet intelektuale dhe ato teknike në nivel ekspertësh, për çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Grupimi në fjalë ka dërguar mes debatuesve dhe negociatorëve eksponentin e vet më të përgatitur, Edi Palosja.
Siç pohojnë burime të mrekulluara për Gojët e Liga, Palosja ka shpalosur një bagazh të mahnitshëm kulturor, hapësinor, intelektual, akademik, artistik e teknik, duke vënë me shpatulla për muri gjithë të pranishmit.
Në fillim Palosja bëri të ditur qëndrimin e PD-së për ligjin e luftës në Greqinë.
-“Ik ore legen, kokrra e mathtrusit,” arsyetoi Palosja.
Më tej ai foli për temën e nxehtë të koordinatave detare:
“Ti ore bordello u bëre të më flathëth mua? Unë të… mu në… ore pis, qelbsin,” argumentoi ai duke shtuar: “K…rvë!”
Por nëse deri këtu debati u zhvillua me tone të qeta, më pas Palosja ngriti tonet, teksa mbante në dorë manualin 1200 faqesh të shenjimit të kufijve detarë sipas Konventës së Montego Bay-t:
-“Do jua plas kte librin mu në lule të ballit mor kokrrat e b…, monstra komuniste, pushtat e kuq”.
Duke parë se bashkëbiseduesit nuk po bindeshin, Palosja hodhi në veprim arsenalin e rëndë të erudicionit të tij tashmë proverbial:
-“Ju doni çuar në bordello, s’jeni për në parlament ju, baxhella rrugësh, ju q… ato… ku t’i keni”,tha Palosja duke tundur broshurën e Kushtetutës, të cilën e flaku dhe doli nga salla.
Shënim: Gojët e Liga ndihen të turpëruara për emrin e rubrikës, përballë gojës higjienike të akademikut Palosja.