Në një intervistë për News 24 ish- presidenti Alfred Moisiu foli për marrëveshjen e Detit midis Shqipërisë dhe Greqisë.
I pyetur për rastin “Mecollari” ai thotë se- Mecollari është një oficer i përgatitur, dhe nuk ka rendësi emri, por zgjedhja e çeshtjes.
Intervista e plotë:
Ç’mund të na thoni në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë?
Historia ka ardhur në atë mënyrë që unë njoh nga afër disa gjëra në raporte me Shqipërinë që nga lufta e Dytë Botërore. Gjatë kohës që kam qenë presidenti, gjatë takimeve me krerët e shtetit grek ia kam treguar historinë tonë dhe u kam thënë se s’jemi armiq. S’mund të mbajë populli grek përgjegjësi për atë që ka bërë qeveria kukull greke e kohës gjatë regjimit të gjermanëve. Kur u zgjodha president, ende nuk ishte bërë ceremonia, më thonë se Karamanlis do të vinte në Tiranë. Gjatë takimit tonë po i shtjelloja se miku dhe shokun mund ta zgjedhësh, por jo fqinjin. Shprehje të cilën e kam bërë dhe në një konferencë.
Si trajtohej çështje e kufirit para ’90?
Po të lexoni librin e Ehdit Duram, ‘Brengat e Ballkanit’ ajo flet që disa ambasadorë kanë bërë një ndarje kufiri pa menduar që do sjellë shumë gjak në të ardhmen. Kufijtë u stabilizuan në 1913-ën, dhe më pas në 1922.
Po më pas çfarë ndodhi?
Ai kufi ka mbetur, por me problematika. Mbas çlirimit, dhe gjatë luftës ka pasur tentativa për të vënë në diskutim Viorio-Epirin. Zhvillimet treguan se gjërat s’mund të viheshin sipas interesit të njërës palë. Gjatë kohës së diktaturës në kufi në 1949 pati përplasje mes dy forcave, por nuk ishin konflikt dirket, por kundër pjesës kryengritëse. Atëherë është minuar kufiri dhe ka pasur probleme dhe shumë ngjarje më vonë, deri sa u morën masa për ta ç’minosur.Problem ka qenë kufiri detar.
A janë dy vende me pozita të barabarta Greqia dhe Shqipëria?
Këto janë gjëra që janë transferua. Zgjidhjet gjysmake krijojnë problematike. Pastaj kohë pas kohe dalin në sipërfaqe. Dalin problem si në detin Jon dhe Egje, që në tërësi ka rezerva hidrokarburesh, këtu lind interesi që secili do të marrë sa më shumë. Kjo krijoi problemin e ndarjes detare.
Pse nuk aplikohet distanca prej 12 mijeve detare?
Ne i kemi pasur në atë kohë 15 milje. Bëhet fjalë për zonat e hapura, që kemi në drejtim të Italisë, apo ne pjesën e hapur. Spekulohet dhe është për të ardhur keq dhe për të krijuar situata të qenë dhe të paqena.
Plotfuqishmëria për Bushatin. Pse është një çështje që po zgjat kaq shumë?
Sigurisht nuk hy dot në këto detaje pasi nuk i di mirë. Shtypi i jep të pjekura dhe të papjekura lajmet. Fakti që kërkohet plotfuqishmëri është e drejtë dhe e kryetarit të shtetit. Ne jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet.
Në këtë kërkesë sa është forma dhe reale dhënia e autorizimit?
Nuk është se ka të drejtë mos t’ja japë. Por ka detyrë që të kërkojë disa gjera që ti qartësojë. Mbasi të bindet për këtë punë, ai e jep. Se besoj që s’do ta japë. Nuk mundet që një kryetar i shtet të shkojë kundër interesave të vendit.
Vija e kuqe a është Gjykata Kushtetuese?
Ka ikur koha kur çdo gjë zgjidhje nga njëshi. Janë pushtete të ndara.
A ja dhatë këtë sugjerim që po jepni këtu zotit Meta në takim?
E quajta të drejtë kërkesën e tij. Ai na thirri dhe e quaj gjë pozitive. Konsultimin e quaj të mirë dhe jo që të veprosh me mendjen tënde. Dikur kur nuk kishte ligje për të qenë, vendimet i merrte pleqësia.
Jemi mësuar që të shohim
Rastin ‘Meçollari” si e keni parë?
Kjo është një gjë e çuditshme sepse unë e njoh personalisht Meçollarin, E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu është si ajo kënga; e bëjnë priftin me barë. Këtu ka ligje dhe institucione. E kam të vështirë të flas për këto punë. Do dëshiroja që të merreshim më pak me këto punë, me vogëlsira. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen.