Sjellja publike e Presidentit të Edi Ramës ditë për ditë po bëhet shumë e më shumë qesharake.
Se për çfarë të mirash do të mbahet mend Ilir Meta, vetëm ai e di. Por te shqiptarët ai do të kujtohet si një “rriqen e ndytë” që u majm familjarisht me gjakun e shqiptarëve..
(Skandal) Shqipëria rrezikon seriozisht të përceptohet si një shtet jo serioz,
madje në nivelin më të lartë të tij, falë kryetarit të shtetit, Ilir Meta.
Deputetët e komisionit të Politikes së Jashtme të Kuvendit u bënë dje pjesë e lodrës së tij për të zvarritur pa fund arritjen e një marrëveshjeje, pse jo edhe djegien e saj përfundimisht, duke ju lënë në dorë grekëve ende marrëveshjen që ata e duan por që është antikushtetuese për ne shqiptarët.
Të gjithë dolën të lumtur pas takimit, por të gjithë konfirmuan në mënyrë të qartë se qëllimi i presidentit Ilir Meta është zvarritja në burokraci e një çështjeje shumë të qartë.
Burime nga mbledhja konfirmojnë se Ilir Meta ishte i turbullt por i qetë, sjellja tipike e tij në publik.
Por burimet dëshmuan se presidenti Ilir Meta ndihej tërësisht i përjashtuar nga procesi i negociatave për një marrëveshje të re me Greqinë. Egoja tipike e tij.
Burimet dëshmuan se presidenti Ilir Meta i kishte mëshuar disa herë faktit se kërkonte me çdo kusht dokumenta të shkruara, harta, madje dhe një studim gjeologjik për sasinë e naftës e gazit që gjendet në Jon.
Nuk dua të perfundoj si Ahmet Zogu që bëri gjëra shumë të mira, por në fund mbahet mend vetëm që fali Shën Naunin- ju ka thënë Ilir Meta deputetëve. Paranoja tipike e tij.
Duket se presidenti Ilir Meta është kufizuar pa fund nga egoja dhe paranoja që mposht zakonisht prej 22 vitesh, por duke bërë një dëm të madh.
Ai po ngjall një marrëveshje që ka qenë katastrofike për Shqipërinë, e dëshirueshme nga grekët, por i vetmi shpëtim për Sali Berishën, Lulzim Bashën, partnerët e tij pa të cilët humb përfundimisht çdo mundësi për të ringritur e rikthyer në pushtet LSI-në, partinë që mbetet e tija.
Brenda mundësive natyrisht, pasi budallallëku që pason si zgjidhje hallin e Berishës, Bashës, PD, artikuluar me kurajo nga Tritan Shehu, kërkon të çojë Shqipërinë në Hagë për interesa të dukshme të Greqisë.
Mbledhja e djeshme me deputetët e komisionit të Jashtëm, dukej si mbledhje e tyre me një pjesë të LSI, ku shquhej një ish punonjës i ministrisë se Drejtësisë-anëtar i LSI, përmbarues i punëve të poshtra të Naços, Manjanit, Vasilit në atë ministri, Bahri Shaqiri-keshilltar i tij por njehërësh anëtar i kryesisë së LSI, Dritan Ylli-një tjetër anëtar i kryesisë së LSI, pjesa tjetër e pjesëmarrësve plotesohej nga një “gjeneral” batakci lënë aty nga Bujar Nishani.
Megjithatë, deputetët e komisionit të Jashtëm të Kuvendit, thanë jashtë zyrës së Ilir Metës se marrëveshja duhet me çdo kusht. Gjithnjë me përjashtim të Tritan Shehut.
“Ndamë të njëjtin opinion me presidentin lidhur me nevojën dhe domsdoshmërinë absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë”, u shpreh Mimi Kodheli, kryetare e komisionit të jashtëm, PS.
“Pati dhe kërkesa për një verifikim shumë më të mirë të grupit negociator”, tha Paloka.
“Grupit negociator mund ti atashohen edhe profesorë të të drejtës ndërkombëtare, apo profesor të fushës ligjore, mund të mos jenë pjesë e grupit negociator, por këshilltar të mirë”, vijoi Kodheli.
Kryetarja socialiste e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli bëri një pohim të qartë, kur tha se marrëveshja e kufirit detar Shqipëri-Greqi është më e rëndësishmja për hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në.
“Moment historik që ndodhet shqipëria sot e bën këtë marrëveshje mbase më të rëndësishme të qeverisë shqiptare me qeverinë greke”, tha Mimi Kodheli, kryetare e komisionit të Jashtëm, PS.
Demokratët, marrëveshja e të cilëve u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, vazhdojnë të nxisin idenë që kufiri të përcaktohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
“Zgjidhja racionale është çuarja e kësaj dosje në mirëkuptim nga pala greke në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, tha Tritan Shehu, nënkryetar i komisionit të jashtëm, PD.
“Për aq kohë sa ne kemi rënë dakord që do të hyjmë në marrëveshje me qeverinë greke nuk shikoj asnjë arsye pse çështja duhet të shkojë në Hagë”, vijon Kodheli.
“Të zbatojmë me përpikmëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Do ta bëjë të gjithë marrëveshjen me palën greke të pakontestueshme”, tha Klajda Gjosha, nënkryetare e komisionit të jashtëm, LSI.