Ndërsa Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg dentisten Olesia Duka, 38-vjeçaren e akuzuar se mashtroi disa biznesmenë duke iu marrë shuma të mëdha parash, mes tyre Idlir Hoxhën, kambisti nga Durrësi që pretendon t’i ketë dhënë 900 mijë euro, “BalkanWeb” zbulon të tjera detaje për rastin.
Gazetarja Dorjana Bezat thotë se në adresën e dentistes ka mbërritur një mesazh, që mendohet të jetë i njërit prej biznesmenëve të mashtruar.
Personi emri i të cilit mësohet të jetë (Erald Maci) betohet se do ta bëjë të paguajë, madje do merret jo vetëm me të, por edhe me familjen e saj, deri sa të marrë mbrapsht shumën prej 270.000 mijë eurosh që pretendon t’i ketë dhënë Olesias.
“O plerë, ta dish që ky është vetëm fillimi i rrënimit tënd dhe familjes tënde. Ngado që të fshiheni deri tek motra jote e kunati në Bruksel do mi paguani deri në detaj, 270.000 eurot që të kam dhënë e s’mi ke kthyer”.- thuhet në mesazhin kërcënues.
mesazhi
Në seancën e fundit gjyqësore, vetë Olesia deklaroi se ishte kërcënuar me jetë nga njëri prej biznesmenëve. Ajo ka mohuar t’i ketë marrë 900 mijë euro kambistit Hoxha nga Durrësi, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga Genci Lule. “Më kanë kërcënuar me jetë. Më është bërë një kanosje e personalitetit tim”,- ka thënë ajo ndër të tjera.
EMRAT E PLOTË TË BIZNESMENËVE QË PRETENDOJNË TË JENË MASHTRUAR NGA OLESIA
Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
Besnik Daci
Genci Lule (Olesia: Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)./BW