Juristi Romeo Karaj, i cili personalisht i ka shpallur prej kohësh luftë korrupsionit dhe krimit bën thirrje për bashkim të të gjithë atyre që aspirojnë drejtësi.
“Përsa kohë, të drejtët e të mirët, do të sorollaten pa kuptim në hamendesimet e tyre, pa u organizuar, në mbrojtje të së drejtes, aleanca e llumit do të vazhdojë me sukses degradimin e Shqiperisë dhe shqiptarevë si dhe çuarjen e vendit, drejt një renieje të lirë”, thekson Karaj.
Postimi i tij i plotë:
E keqja ka kapur majat.
E keqja eshte ne mode, ne pushtet dhe po na futet edhe ne gjak.
E keqja na fshiu cdo virtyt dhe te mire te trasheguar, si dhe na xhvati 27 vjet, dhe po na e rremben para syve te ardhmen.
Batakciu, mashtruesi, i pashkolli, kurva, killeri, trafikanti, matrapazi, gazetari, pushtetari, dhe cdo element i se keqes, sot jane bere bashke.
Qenie te tilla pervec paturpesise karakterizuese, jane talente ne organizim dhe berjen e pakt-pazareve.
Persa kohe, te drejtet e te miret, do te sorollaten pa kuptim ne hamendesimet e tyre, pa u organizuar, ne mbrojtje te se drejtes, aleanca e llumit do te vazhdoje me sukses degradimin e Shqiperise dhe shqiptareve si dhe çuarjen e vendit, drejt nje renieje te lire.
Kush aspiron per drejtesi, miresi, progress dhe nje vend dhe jete dinjitoze, le ta sfidoje kete shpifesire 27 vjecare qe po tallet me fatet tona.
Fjale kemi thene me shumice, tani ka ardhur koha e veprave.
E keqja nuk vetegjenerohet dhe as nuk ndergjegjesohet.
E keqja shporret dhe ne duhet te shporrim sa me shpejt, pushtuesin e ketyre 27 vjeteve.