Autoritetet meksikane kanë akuzuar 4 oficerë policie për zhdukjen e 3 shtetasve italianë, të cilët u panë për herë të fundit më 31 janar në shtetin perëndimor të Tecalitlánit, shkruan BBC.
Raffaele Russo, 60 vjeç, djali i tij 25 vjeçar Antonio, dhe nipi i tij 29 vjeçar Vincenzo Cimmino kishin ndaluar në një pikë karburanti në Tecalitlán para se të zhdukeshin.
Të afërmit e tyre në Itali kishin marrë një mesazh në Whatsapp nga Raffaele Russo përmes të cilëve ai i njoftonte se disa oficerë policie i kishin ndaluar dhe më pas i kishin urdhëruar që t’i ndiqnin me makinë.
Zona ku janë zhdukur tre italianët kontrollohet nga karteli i Jaliscos, një nga bandat kriminale më të fuqishme të Meksikës.
Sakaq 4 oficerë policie janë arrestuar dhe akuzuar në lidhje me zhdukjen e tre italianëve, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre oficerë të tjerë policie.
Akoma nuk është e qartë se pse ndodheshin në Meksikë tre shtetasit italianë ndërkohë që Prokurori i Shtetit Jalisco Raúl Sánchez deklaroi se kishte informacion se ata shisnin gjeneratorë të lirë dhe makineri bujqësore në zonën ku janë zhdukur.
Sipas mediave, policia vendase paguhet pak dhe shpesh kërcënohen ose marrin ryshfete nga bandat kriminale të zonës.