Ishte viti 97, ditët e marsit të frikshëm që i vuri Vlorës vulën e vdekjes, kur gazetarja Rudina Xhunga shkoi ne spitalin e qytetit, morg, varreza për një reportazh në gazetën Koha Jone.
Do t’i shihni ata që lindën këtë mars, nga nëna të sëmura dhe tmerruara.
Më shumë për ata mendoj sot, se e di çfarë do te ndodhë me ta.”
Ata që vriten dhe vrasin edhe në 2018, pa asnjë peng e dashuri për jetën, janë edhe djemtë e lindur në 97, fëmijët që u mësuan me krismat, në bark të nenës.
Por 21 vjet më pas, gjurmët kanë mbetur te njerëzit, por jo qyteti. Vlora nuk njihet më. Lungomare e shndërroi ne qytet evropian. Dritare.net sjell sot foto të 97 dhe një të diele të 2018. Mbase duhet ta bëjmë më shpesh këtë, të kujtojmë. Dhe, ndoshta në Vlorë, duhet nje memorial kujtese, i shpuar nga plumbat e 97. Që të mos harrojnë rrugën e marrëzisë , ku ndaluam./ dritare.net