PD ka depozituar prej dy javësh në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për dosjen e Tahirit, pasi opozita akuzon kryeministrin Edi Rama për shpëtimin e ish-ministrit të Brendshëm nga burgu.
Nesër pritet debate forta në Kuvend për këtë çështje, pasi do të vendoset dhe për fatin e kërkesës së PD-së, nëse do të lejohet apo jo ngritja e një komisioni hetimor “anti- Tahiri”.
Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.