Shqiptarët po shkëlqejnë në boks sin ë asnjë sport tjetër. Me dhjetëra sportistë shqiptarë në shumë disiplina boksi po marrin titujt europianë e botërorë, duke bërë krenarë shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendet europiane, por edhe shqiptarët në Shqipëri e Kosovë. Së fundmi ishte boksieri kosovar, Erzen Rrustemi, që e mbrojti titullin e botës në kategorinë WBF, iu ka dedikuar këtë sukses nënave të Gjakovës. Ai e mposhti argjentinasin Juan Pedro Gugli Elmetti në meçin që u zhvillua në Karlsruhe të Gjermanisë.
Të dashur miq, mbështetës e familjarë, mbrëmja e 3 Marsit 2018 do të mbetet gjatë në kujtesën time, për faktin se arrita ta mbrojë me sukses titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist (ËBF) si dhe të fitoj dhe një titull tjetër nga Global Boxing Union – GBU dhe kështu arrita ta përfaqësoj denjësisht kombin tim në arenat botërore të boksit, përmes Flamurit si dhe Himnit Kombëtar, i cili ngriti në këmbë në Karsluhës( Gjermani), mijëra të pranishëm në shenjë nderimi.
Fitorja ime iu dedikohet Nënave të Gjakovës dhe të gjithë Nënave Shqiptare, të cilat që 19 vite pas luftës, i kërkojnë dhe i presin e nuk iu vijnë më të dashurit e tyre të cilët figurojnë në Listën e të zhdukurve. Por, fatmirësisht Kosova dhe liria e saj janë gjallë dhe janë në këmbë e po forcohen përditë e më shumë.
Më lejoni me këtë rast t’i falëndroj gjithë ata shqiptarë nga shtete të ndryshme të Europës e që ishin të pranishëm në sallë, stafin tim profersional e teknik që më përgatiti dhe kontribuoi në këtë fitore, familjarët e mi që ishin me mua dhe tjerët që më përcollën nga distance e, në veçanti, reperin e mirënjohur Duden dhe disa nga boksierët tanë të njohur në botë, e që janë edhe miq të mi, si kikboksieri Shemsi Beqiri, kampion i shumëfishtë i botës, pastaj Berat Aliu, Haxhi Krasniqin, Gjetan Ketën e të tjerë që më inkurajuan e uruan. Po, pa e harruar edhe kryetarin e komunës sime – Gjilanit, zotin Lutfi Hazirin për kujdesin e treguar para e pas kësaj fitore.
Një falënderim meriton edhe Organizatori kësaj mbrëmjeje, Rainer Gottëald dhe TV SAT 1 dhe ProSieben, të cilët mundësuan që në gjithë botën të shihet ky duel, kutpohet nga ata që paraprakisht janë anëtarësuar. Ishin korrektë dhe tejet të sukseshëm në organizim dhe kjo më obligon që edhe mëtutje të bashkëpunoj me ta, në duelet e mia të ardhshme.
Ndihem borxhli ndaj jush gjithnjë dhe do të përpiqem që këtë gëzim e krenari që e manifestuat me mua e për mua, t’ua kthej me fitore të reja, ku, kundërshtarët nuk i zgjedh unë po, ua tregoj vendin ku e kanë… I juaji, Erzeni. /Pamfleti.com