Por, një fitues i qartë, të paktën sipas të gjitha sondazheve të zhvilluara para dhe gjatë fushatës elektorale është…dhe ai e ka emrin; populizëm.
Nga vota e italianëve pritet që partitë tradicionale të vazhdojnë të rrëshqasin në terren elektoral, ndërsa populistët, si majtas, ashtu edhe djathtas pritet të fitojnë shtojnë votat.
Populistët e “Lëvizja 5 yjet” parashikohet të marrin 28% të votave, të ndjekur nga Partia Demokratike me 22.8%, “Forza Italia” me 16.4% dhe partia antiemigracion “Lega Nord” me 13.4%. Kjo e fundit mund të jetë pjesë e grupimit më të madh në Parlament, pasi është në koalicion me partinë “Forza Italia” të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Por, asnjëra prej këtyre forcave, me gjasë nuk do të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re dhe këtu në lojë mund të yjnë edhe ekstremistët e djathtë, “Lega Nord”, që kryefjalë të fushatës së saj ka patur emigracionin dhe emigrantët.
Pikërisht kjo forcë politike e marrë nga Berlusconi në koalicion mund të përcaktojë shumicën e ardhshme, megjithëse edhe sondazhet më optimiste të Forza Italias projektojnë një mazhorancë të dobët.