• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Prokurorja që arrestoi Sanaderin zbarkon në KLP për SPAK, aplikimet për Prokurorinë e Posaçme zgjaten deri më 21 shkurt

February 7, 2019
in Aktualitet

Prokurorja kroate, Tamara Laptosh nisi dje lëvizjet për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Laptosh ka qenë kryetare e USKOK, e cila është homologia e SPAK këtu në Shqipëri. Gjatë detyrës së saj në Kroaci ajo mbahet mend si prokurorja që hetoi dhe çoi pas hekurave ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader, ndërsa tani gjendet në Tiranë për të dhënë kontributin e saj në ngritjen e SPAK, e cila është struktura që pritet të luftojë korrupsionin në nivele të larta. Ditën e djeshme Tamara Latosh i shkoi në zyrë kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi për të diskutuar pikërisht rreth konstituimit të SPAK.

Sipas burimeve të gazetës, prokurorja kroate është informuar mbi aplikimet e deritanishme të prokurorëve për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa ka kërkuar që ngritja e organeve të reja të mos vonohet dhe procesi të jetë i drejtë dhe transparent. “Procesi i përzgjedhjes cilësore të SPAK është themel i paanshmërisë dhe integritetit. SPAK duhet të mbështesë punën e tij mbi procese pro aktive”, theksoi prokurorja speciale e USKOK, Tamara Laptosh. Ndërsa kreu i KLP, Genti Ibrahimi gjatë fjalës së tij u shpreh se për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të merret shembull nga Kroacia.

“KLP vlerëson eksperiencën tuaj dhe mirëpret mbështetjen në veprimtarinë e Këshillit. Praktika në vende të tjera si Kroacia, janë pikë referimi për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri. Ngritja e SPAK sipas standardeve ndërkombëtare është prioritet i KLP”, deklaroi Genti Ibrahimi. Me ardhjen e Tamara Laptosh, e cila ndryshe njihet si zonja e hekurt, pritet t’i jepet një frymë e re ngritjes së SPAK dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zgjatet afati për aplikime në SPAK

Teksa lëvizjet për ngritjen e SPAK janë intensifikuar, KLP vendosi dje tu lërë më shumë afat prokurorëve për aplikime pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë mbledhjes, Gent Ibrahimi hodhi si propozim që data 21 shkurt të jetë afati i fundit për kandidime në SPAK, ndërsa më pas ky propozim u votua.

Sipas KLP, një vendim i tillë u mor për shkak sepse akoma nuk kanë aplikuar mjaftueshëm prokurorë mes të cilëve të kesh edhe mundësi përzgjedhjeje. “Në vijim të njoftimit të shpallur në datë 07.01.2018, për fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisur nga fakti që numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve, Këshilli i Lartë ë Prokurorisë vendosi të shtyjë afatin për të pritur aplikimet deri më datën 21.02.2019.

Sa më sipër ftojmë dhe një herë prokurorët e interesuar që plotësojnë kriteret sipas ligjit të sipërcituar të aplikojnë për vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të interesuarit kanë kohë deri në datën 21.02.2019 për të paraqitur shprehjen e interesit në adresën: Rr. “Qemal Stafa “nr.1. Prokuroria e Përgjithshme, Tiranë”, njoftoi KLP.

Sakaq, gjatë ditës së djeshme shfaqën interes për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale edhe dy prokurorë të tjerë: Dorina Bejko dhe Vatë Staka. Në këtë mënyrë, numri i kandidatëve për në SPAK vajti në 15, ndërsa në ditët në vijim pritet që të ketë edhe aplikime të tjera.

Mimoza Ibra

Next Post

Shqipëria shpenzon më tepër për një të burgosur, sesa për një student

Doktorresha sulmon ministrat e Ramës: Mos na flisni për shkollim se nuk keni të krahasuar me ne, vetëm në një diplomë na e kaloni... lëpirje menderesh

Disa foto të “panjohura” të Grida Dumës dhe fati i shenjuar politik i saj dhe i Salianjit në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved