Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Italisë.
Është shtyrë ndeshja mes Udineses dhe Fiorentinës.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Italisë.
Kjo për shkak të vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.
Pos ndeshjes Udinese-Fiorentina, është shtyrë edhe takimi Genoa-Cagliari.
Kjo ndeshje parashihej të fillojë prej orës 12:30.
Mirëpo, Cagliari ka kërkuar shtyrjen urgjente të ndeshjes, pasi që Astori ka debutuar në këtë skuadër dhe është i lidhur shumë me klubin.
Lojtarët janë shokuar pasi kanë marrë lajmin gjatë nxemjes dhe kanë kërkuar të mos luajnë.