The Independent ka shkruar një artikull lidhur me materialet pornografike dhe ndikimin që kanë në trupin e njeriut.
Thuajse të gjithë njerëzit njohin të paktën një person që ka parë video porno apo ka krijuar varësi ndaj tyre.
Referuar një studimi të fundit, rezulton se të shohësh materiale të tilla më shumë se njëherë në javë, të bën që të krijosh besim më të fortë fetar.
Independent shkruan se disa studiues kanë konstatuar se njerëzit po kompensojnë ndjenjat e fajit me lutjet sipas feve.
Mësohet se Samuel Perry analizoi të dhënat e më shumë se 1300 amerikanëve gjatë një periudhe gjashtë vjeçare për të zbuluar se si pornogrfia ndikoi në besimin fetar gjatë kohës.
“Ata që panë pornografi më shumë, filluan që të luteshin më shumë dhe të besonin më shumë në fe” thotë psikologu Perry për The Independent.(TemA)