Seanca e ditës së sotme në parlamament ka qënë e tensionuar për shkak të debateve të shumta në lidhje me kapjen e 613 kg kokaine në portin e Durrësit.
Ky ishtë një nga super-aksionet e suksesshme të policisë Shqiptare. i cili mori përgëzimet nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë të cilët e quajtën njëzëri një aksion të organeve ligjzbatuese Shqiptare dhe policisë së shtetit.
Europol përgëzon policinë shqiptare për kapjen e 613 kg kokainë
Por, kryedemokrati Basha nuk i merr asnjëherë për bazë deklarimet e SHBA-BE dhe ka sulmuar policinë qysh prej ditës kur operacioni përfundoi me sukses, këtë e bëri edhe ditën e sotme gjatë gjithë kohës që foli nga foltorja e Kuvendit.
Në kundërpërgjigje të deklaratave të Bashës se për kapjen e 613 kg kokainë , Taulant Balla theksoi se ai operacioni ishte një sukses i organeve ligjzbatuese shqiptare, ndërsa i kujtoi Bashës disa shifra, ku sipas tij, përiudha kur lideri i PD ishte ministër i Brendshëm, u kap sasia më e vogël e drogës në histori.
Por në këtë histori akrobacishë politike brenda të djathtëve, ku askush nuk merret vesh me askënd, deputeti Berisha, mbajti një fjalim pak a shumë të ngjashëm me atë të Bashës, sikur deklaratat të ishin shkruar nga e njëjta dorë .
Përpos “pseudo-fakteve” Berisha ka cituar një deklaratë të Ministrit të Brendshëm Kolumbian i cili sipas tij (Berishës) thotë se droga në Shqipëri u kap nga bashkëpunimi i Kolumbisë dhe partnerëve të huaj.
Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Minisrisë së Mbrojtjes në fjalën e tij, Ministri Kolumbian Luis Carlos Villegas tha se gjatë operacionit ‘Agamemnon’, gjatë 4 vitet e fundit:
‘Klani i Gjirit’ (Clan de Golfo) ka humbur më shumë se 6 mijë miliardë dollarë si pasojë e goditjeve të ushtrisë dhe policisë kolumbiane.
Minuti 4 deri 6 të videos flitet për operacionet dhe humbjet e “Clan de Golfo”
Ndër të tjera, ministri pohoi se Forca e Policisë Kolumbiane do të vazhdojë të përballet me forcë të dukshme fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupet e armatosura të organizuara si ELN, grupet e mbetura të FARC dhe ‘Clan del Golfo’.
Pra edhe nga video shihet qartë se Sali ka vendosur në fjalët e Ministrit Kolumbian fjalët e imagjinatës së tij të shfrenuar.
Ministri e vendos theksin te bashkëpunimi i Kolumbisë me Shtetet e Bashkaura, për luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës, por nuk përmendet Durrësi, Mimiasi, kamionët dhe asnjë deklaratë në lidhje me operacionin policor dhe as më pak sinjalizimet që Kolumbia i ka dhënë Shqipërisë./Lexo.al