Ambasadori I Rumanisë në Shqipëri Mircea Perpelea në një intervistë për emisionin PASSPORt të gazetarit Arbër Hitaj, flet për raportet ekonomiko politike mes dy vendeve tona, duke I përhskruar si vëllazërore dhe që datojnë ndër shekuj.
Ambasadori në lidhje me shkembimet ekonomike jep disa shifra, që vetëm në 2017 shkojnë në 120 milion euro. Sa I pëket të ardhmes Ambasadori thotë se Rumania do të vijojë mbështetjen ndaj procesit integrues të Shqipërisë në BE.
Ambasadori Perpelea, ndalet edhe të bursat që shteti rumum jep në veçanti për komunitetin arumun në Shqipëri, sistem që është aplikuar prej 100 vitesh, dhe ku vetëm në vitet 2016-2017 janë dhënë mbi 120 të tilla.
Ambasador si do ti vlerësonit lidhjet tona historike, dhe a është bërë mjaftueshëm për të njohur këtë trashigimi të lidhjeve tona?
Bazuar në atë që konturam në fillim, domethënë, disa lidhje të vjetra, historike, të qëndrueshme të cilat janë forcuar dhe kanë vazhduar, mund të them që në fillim që marrëdhëniet u zbutën për një periudhë të caktuar kohe, por nuk stagnuan asnjëherë, por për më tepër, në periudhën e fundit, bazuar në elemente të së Drejtës Ndërkombëtare, përkatësisht “Traktati i Mirëkuptimit, dhe Fqinjësisë së Mirë” midis Rumanisë dhe Republikës së Shqipërisë, i cili u nënshkrua në 1994 dhe u ratifikua në vitin 1995, si dhe elementë të tjerë të së drejtës, në bazë të së cilave vazhduan dhe vazhdojnë në fusha të ndryshme të veprimtarisë, mund të themi me një ritëm më të madh, pra, marrëdhëniet janë në zhvillim të vazhdueshëm. Do të bazohesha te shifrat, dhe nëse i referohemi vitit 2017, në krahasim me vitin 2016, ka pasur një rritje prej rreth 50% në total, dhe nëse dëshironi të përdor gjëra konkrete, shuma totale e shkëmbimeve për 2017 ishte mbi 120 milionë euro, me një theks të veçantë te mallrat që mbërrijnë në Shqipëri, rreth 80 milionë euro dhe 30 milionë që janë eksportuar nga Shqipëria në Rumani, me siguri mund të diversifikohen me fusha veprimtarie, por më e rëndësishmja, duke parë në përgjithësi këto shifra globale, mund të themi se dinamika është në rritje, jo vetëm shpresat, por edhe perspektivat konkrete janë të mbara midis dy vendeve.
Ku besoni se mund të kemi bashkëpunim në aspekte konkrete të ekonomisë së 2 vendeve tona?
Ndoshta janë shumë aktuale fusha të tilla si prodhimi i makinave, transport detar dhe transport tokësor, në të cilat kemi një përvojë shumë të madhe, IT dhe pse jo? Bujqësi. Dhe do ta mbyllja me dy fusha shumë të ndjeshme, ku ne mund të kemi partneritet dhe bashkëpunim shumë të mirë. Nga njëra anë, është drejtësia dhe çështjet e interesit të përgjithshëm në këtë fushë, dhe nga ana tjetër, diçka që është shumë e këndshme, nganjëherë teorike, por që duhet bërë më mirë në praktike, turizmi. Mund ta detajojmë, mund të nisemi, në qoftë se dëshironi, nga komunikimi i Komisionit Evropian në muajin shkurt në lidhje me një perspektivë të besueshme dhe një përkushtim më të madh të cilat Komisioni i paraqet vendeve të Ballkanit në mënyrë të tillë që dhe ato të mund të jenë më të përfshirë në këtë proçes, të cilin e dëshirojnë, integrimin evropian, në të cilin siç e dini janë prezantuar gjashtë shtyllat kryesore të cilat i referohen fushave të veçanta që përfshi Shqipërinë, si dhe vendet e tjera, duhet të përmbushë. Pra, prej këtu dalin ato drejtime për të cilat po flisnim, ato mundësi që ne dëshirojmë dhe ai vazhdim i marrëdhënieve të mira që ne kemi, respektivisht në fushat më të rëndësishme për të cilat folëm. Dhe në qoftë se dëshironi, e them sërish, drejtësi, transport, IT, fqinjësia e mirë dhe gjithashtu jo më pak me rëndësi, mundësia për të zhvilluar marrëdhënie në të gjitha frontet të cilat përfshinë kuptimin e një shteti anëtar të BE-së.
Një zhvillim pozitiv që besoj ka ndikuar shumë në ruajtjen e raporteve mes vendeve tona, është edhe sistemi I bursave që ju ofroni për komunitetin arumun në Shqipëri. Si janë shifrat dhe ku është interesi më i madh?
Do t’ju tregoj disa gjëra interesante lidhur me këtë temë, do t’ju jap shifra. Unë nuk e di nëse ato do të jenë të mëdha apo të vogla, por mund t’ju them një gjë, ato do të jenë të vazhdueshme. Dmth kjo lidhje në fushën e arsimit dhe më tepër në arsimin e lartë është me një traditë të vjetër dhe e vazhdueshme me të njëjtin ritëm, ndoshta në rritje. Po jap një shembull, për vitin 2016, ose për vitin akademik 2016-2017, rreth 120 studentë nga Shqipëria kanë shkuar me bursë apo forma të tjera të arsimit në Rumani. Ky proçes i vazhdueshëm i dhënieve të bursave është mbi 100 vjeçar. Është një formë konkrete e mbështetjes për të rinjtë e komunitetit arumun, të cilët, siç e dini, dhe ky fakt na gëzon, janë njohur së fundmi si pakicë kombëtare. Por, si dhe theksova, shteti rumun ofron bursa studimi dhe për të rinj të tjerë, jo domosdoshmërisht me origjinë arumune, të cilët mund të përfitojnë nga studimet bachelor, master dhe doktorature. Proçesi për vitin aktual është ende i hapur dhe mendimet tona nuk ndalet këtu. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë aktivitete të tjera të përbashkëta, qoftë nëpërmjet Erasmus, partneritetit apo edhe formave të tjera të mbështetjes të drejtpërdrejtë sipas Traktatit të Bolonjës. Është shumë e rëndësishme për shkak se është një tjetër argument që, në Shqipëri shumicën e rasteve ndihesh si në shtëpi ose, unë të paktën si rumun ndihem në shtëpi, jo vetëm falë bukurisë dhe mirësië së popullatës në përgjithësi, por edhe për shkak të atyre shumë njerëzve që flasin rumunisht, të cilët kanë bërë studimet në Rumani dhe të cilët, nëse dëshironi, janë ai rrip transmetimi në marrëdhëniet tona të mira.