Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Artan Bajrami prokurorin pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
“Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga institucionet e vlerësimit zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për të tri kriteret e vlerësimit dhe pasi dëgjoi subjektin e rivlerësimit, vendosi të shkarkojë nga detyra“, tha kryesuesja e trupës gjykuese.
KPK tha se ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.