Policia e Shtetit organizoi mëngjesin e sotëm një aksion në banesat e tre gjyqtarëve që ulën dënimin me b.urgim të përjetshëm për Dritan Dajtin. Burimet bënë të ditur se aksioni u krye në Tiranë, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër.
Urdhri për të kryer kontrollet në banesat e gjyqtarëve u dha nga Gjykata e K.rimeve të Rënda, pasi tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli dyshohen për korrupsion.
Kontrollet kanë nisur në orën 7:00 të ditës së sotme. Deri tani, në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, janë gjetur 20 000 euro që janë sekuestruar nga policia, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet.
Sapo të përfundojnë këto kontrolle, ku mendohet se edhe në banesat e gjyqtarëve të tjerë ka shuma parash të pajustifikuara, pritet të zhvillohen veprime të tjera hetimore ndaj gjyqtarëve të dyshuar.
Aktualisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon verifikime pasi dyshon se këta 3 gjyqtarë kanë ushtruar korrupsion, por këto dyshime duhet të faktohen me prova shtesë.