Policia ushtroi sot kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën me një vendim të dyshuar, vendimin me b.urg përjetë për Dritan Dajtin. Kontrollet u zhvilluan njëkohësisht në katër qytete, Tiranë, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër, në banesat e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesën e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Skënder Damini një sasi municionesh luftarake pa leje, si dhe një vlerë monetare prej rreth 20 mijë eurosh. Gjyqtari u shoqërua në polici për të dhënë sqarime.
Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi penal për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.