“Pakti për universitetin” ka vijuar pasditen e së premtes në qytetin e Vlorës, ku kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët e “Ismail Qemalit”.
Kreu i ekzekutivit shpjegoi sot se ka nisur një proces për mbledhjen e problematikave të çdo fakulteti, si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe të logjistikës.
“Kemi ndërtuar një marrëdhënie mes ministrive dhe universiteteve sipas fushave. Janë ngritur grupe pune që do të sigurojnë mbledhjen e të dhënave për nevojave. Objektivi është që deri në vjeshtë ta kemi këtë program në dispozicion dhe të nisim procedurat për ofertues të ndryshëm në mënyrë që të nisim nga puna konkrete” – tha Rama.
Ai u shpreh se ka nisur puna intenstive për rindërtimin dhe pajisjen e konvikteve të të gjithë Shqipërisë.
Teksa një pjesë e fjalës së Ramës u duartrokit, nuk munguan as batutat nga ky i fundit.
“Nuk ka nevojë për duartrokitje. Unë preferoj provokatorët. Njoftojini me SMS të vijnë këtu atë gocën me syze dhe të tjerët” – tha Rama.
ERTV Live😊: Vlorë – PAKTI PËR UNIVERSITETIN – Takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”
Publiée par Edi Rama sur Vendredi 15 février 2019