Minisitrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku në një prononcim për mediat për kompaninë “Air Albania”, i cili ishte zhdukur, prej kohësh, njoftoi firmosjen e marrëveshjes tripalëshe financiare.
Kjo marrëveshje i hap rrugë certifikimit të kompanisë, që sipas Ballukut pritet të ndodhë në dhjetë ditët në vijim nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama shkruan se “Qentë le të lehin vazhdimi dihet”.
“Pas testimeve e trajnimeve, si edhe verifikimeve të suksesshme të autoriteteve kompetente ndërkombëtare, të cilave u nënshtrohet një kompani e re ajrore që mban flamurin e vendit, u firmos sot marrëveshja trepalëshe financiare e AIR ALBANIA-s që i hap rrugë certifikimit të saj. “Ata do të të shpërfillin, do të të përqeshin, do të të sulmojnë, po në fund ti do të fitosh” – Mahatma Gandi.
#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”- ka komentuar Rama në Facebook.
ERTV Live😊: TIRANE, Aeroporti Nënë Tereza – Pas testimeve e trajnimeve, si edhe verifikimeve të suksesshme të autoriteteve kompetente ndërkombëtare, të cilave u nënshtrohet një kompani e re ajrore që mban flamurin e vendit, u firmos sot marrëveshja trepalëshe financiare e AIR ALBANIA-s që i hap rrugë certifikimit të saj. "Ata do të të shpërfillin, do të të përqeshin, do të të sulmojnë, po në fund ti do të fitosh" – Mahatma Gandi. #QentëLeTëLehin vazhdimi dihet😁
Publiée par Edi Rama sur Vendredi 15 février 2019