Ky është Vasil Buzo, 67 vjeçari i cili tre ditë më parë në takimin që kryetari i Partisë Demkoratike Lulzim Basha zhvilloi në Pogradec u godit nga bodigardi i tij me grusht në bark. Në një intervistë për televizionin lokal ‘Sot7’, Buzo tregon se çfarë bisedoi me Lulzim Bashën dhe çfarë i tha në vesh.
“Unë atë ditë e takova dhe me tha si je, mirë i thashë unë. Me datën 16 e di që kemi protestë, por në datë 17 nuk e di çfarë do bëhet, kush do ta marri? Ai më tha: Unë do ta marr kush do ta marrë, populli tha. Cili popull i thashë unë, ti? Ti vodhe Rrugën e Kombit 300 milionë euro, plus asaj vrave edhe 4 veta në Tiranë. E këtë kohë ai u shkëput nga unë dhe bodigardi i tij që ishte në krah erdhi dhe më goditi.”-tha Vasil Buzo.
67 vjeçari tregon edhe se grushti ishte i fortë por, ai është tërhequr mbrapa, pasi në të kundërt do të kishte rënë në tokë.
“Më goditi në bark, u spostova unë sepse grushti ishte i fortë po të mos isha spostuar do isha rrëzuar sepse grushti ishte i fortë dhe do bija në tokë unë.
Unë nuk dola për asgjë tjetër në këtë shesh veçse për ti thënë atë se çfarë i thashë Lulzim Bashës, unë nuk kërkoj asgjë dhe nuk kisha asnjë lloj qëllimi politik.”-tha ndër të tjera i moshuari.