Vërtet është për të qeshur me ëndrrat se gjoja nesër do bëhet nami, në një protestë në përkrahje të një opozite të rrëzuar me votë plebishitare në mynyrën më të turpshme. E gjith kjo eufori buron nga shpresa e të tremburve nga ora e drejtësisë, që ka filluar të eci më shpejt seç duhet. Sali Berisha, Lulzim Basha Fatmir Mediu , Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasali duan t’i mbushin mendjen vwetes, se nesër kanë për të pasur një përkrahje masive në kauzën e tyre, për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat e rënda penale që kanë krye,r pa e ditur se vjen një ditë dhe jep llogari.
Ndaj, fryrja që po i bëjnë situatës është një endërr në netët e ftohta të dimrit. Ky do jetë një test i vështirë për dy palaçot me një barrë poshtërsisë në kurriz, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kurse plaku digjital sado që mundohet nuk po di si të rrotullohet për ta mbyllur jetën jashtë qelisë.
Zhvillimi im protestës natyrisht që do të ketë dhe pakënaqësitë midis militantëve të PD të cilën duan të hiqen si udhëheqës në përfitim të ndonjë kocke nga kuzhina e SHQUP dhe atyre të tepsisë së shkrirë LSI.
Madje sipas informacioneve priten edhe konfrontime fizike mes tyre, për t’i paraqitur si provokator të Edi Ramës. Por një gjë është e sigurtë, protesta që nuk motivon asgjë nga ato që e drejtojnë, do jetë në kufinjtë e zakonshëm të një protestë militantësh. /Ekskluzive.al