Kryemadhi ka lëshuar një deklaratë të fortë sot, kundra të gjithë protestuesve të PD dhe LSI, që mbështetën protestën për karrigen e Lulit dhe Monikës së “21 Janarit”, i pari v.rau 4 njerëz të pafajshëm në bulevard, ndërsa Nëna e parë e Zonjë së parë është bashkëshortja e Presidentit të “bllokut të kuq”, 7% që solli zemërimin e qytetarëve që dolën e protestuan më 21 Janar.
Sipas Kryemadhit, protestuesit e d.hunshëm që shkatërronin çdo gjë që i dilte përpara, vetëm që dyshja të kthehet sërish në pushtet dhe që rrezikuan a.rrestimin… duhen a.rrestuar.
Sipas kryetares së LSI: “Policia ti, arrestojë protestuesit e dhunshëm! 1400 policë nuk arrestojnë dot një protestues?! Pse nuk i arrestojnë, ata s’kanë lidhje me ne?! Ja ku e kanë le ta kapin. Ata i ka futur qeveria të na prishin imazhin e protestës.”, tha ajo ndër të tjera. (video mëposhtë)
Monika harron se nuk është ajo kryetarja e opozitës dhe dhunuesit e protestuesit e dhunshëm nëse nuk janë ta saj, mund të jenë të Bashës.
Por, mbetet me pikëpyetje se si Kryemadhi mund të urdhëroj arrestimin e mbështetësve të saj, ose dhe mbështetësit e Bashës, të cilët rrezikuan me ditë b.urgu dhe qëndresë devotshmërinë ndaj partisë dhe kthimin e dyshes së 21 Janarit në kolltukët e tyre.
Nëse protestuesit e sotëm që dogjën kryeministrinë nuk janë as të Monikës e as të Lulit, atëherë të kujt janë?! E shtrojmë këtë pyetje, që nëse paska qenë “populli”, nesër Luli dhe Monika, mos të dalin para godinës së policisë me parulla: “Lironi djemtë tanë!”/Ekskluzive.al