Partia Demokratike ka votuar unanimisht pro djegies së mandateve, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar. Menjëherë pas votimit pritet të ngrihet grupi i punës për teknikalitetet, ndërsa Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD për të marrë vendimin përfundimtar.
Vendimi i Bashës për djegien e mandateve, i cili ka marrë dhe mbështetjen e deputetëve, ka tronditur jo pak ‘peshkaqenët’ e k.rimit dhe k.orrupsionit në radhët e opozitës, si familjet Berisha dhe Meta, të cilët prej rreth tre dekadash nuk kanë qëndruar asnjë çast pa imunitet.
Siç dihet, disa përfaqësues të PD-LSI e kanë përdorur dhe e përdorin mandatin e deputetit si mburojë për t’i shpëtuar prangave dhe për të mbrojtur nga kontrolli policor vilat e tyre, në të cilat kanë fshehur një pjesë të parave të pista, ndaj dhe votimi në selinë e PD i ka tmerruar.
Kujtojmë se vendimi i Bashës dhe deputetëve të PD ka marrë edhe mbështetjen e disa prej deputetëve të LSI dhe jo të kryetares Monika Kryemadhi. Disa deputetë të LSI reaguan në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen dhe dakordësinë me Bashën, por vendimin e grupit do ta marrin pas orës 17.00.