Rëndë vdekjen e Astorit e ka përjetuar edhe Carlos Sanchez, lojtari i Espanyolit.
Marca raporton se Carlos Sanchez, shoku i Davide Astori, që dikur kanë luajtur së bashku te Fiorentina, tani lojtar i Espanyol , e ka përjetuar rëndë vdekjen e mbrojtësit italian.
Sanchez ka rënë në tokë pa ndjenja në momentin që e ka kuptuar lajmin e hidhur për vdekjen e Astorit. E gjithë kjo ka ndodhur me të përfunduar ndeshja e luajtur në mesditë mes Levantes dhe Espanyolit.
“U munduam ta bëjmë të ndihet mirë, është e pamundur, nuk mund të bëjmë asgjë, veçse ta ngushëllojmë”, tha kapiteni i Espanyolit, Víctor Sánchez. “Ai është shumë i prekur, gjë që është normale”, tha Leo Baptistao.