Klubi i Fiorentinës ka publikuar sot një video lamtumire në nder të kapitenit Davide Astori i cili ndërroi jetë ditën e dielë për shkak të një ataku kardiak. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ata tregojnë momentet më të mira të kapitenit në klubin vjollcë, golat e shënuar, emocionet e përjetuara, intervista, autografe e shumë gjërat të tjera.
Në fund mbyllet me nderimet që shokët e skuadrës i bëjnë në stadiumin Artmeio Franki. Ajo që e bën më emocionuese këtë video për të gjithë është shoqërimi me këngën e Xhovanotit “Toka e burrave”.
Nesër do të organizohet edhe ceremonia e lamtumirës së Davide Astorit ku pritet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme me përfaqësues të të gjitha klubeve.
(e.k/BalkanWeb)