Vetizolimi i klloçkës së madhe të korrupsionit trondit hajdutët e LSI. Kryetarja e LSI e shokuar nga ngushtimi i lakut të drejtësisë, arrestimi i drejtorëve të korruptuar dhe refuzimi i PD për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit kundër Ramës, nuk pranon ndihmën e psikologëve.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, po kalon në gjendje shumë të rëndë psikologjike. Pas shpërfytyrimit dhe shpërthimit histerik në fund të vitit të kaluar në Parlament, bashkëshortja e Ilir Metës dhe një ndër politikanet më të përfolura për korrupsion dhe për themelimin e trafikut të drogërave të forta në Shqipëri, është vetizoluar. Burime të rezervuara pranë rrethit të Monikës kanë bërë me dije se kjo e fundit është mbyllur në një dhomë dhe nuk pranon të flasë me askënd.
Vetizolimi i Monika Kryemadhit ka nisur të bie shumë në sy si dhe të krijojë dyshime të mëdha. Ajo ka disa javë që nuk del më në media. Ajo nuk u përgjigjet më interesit të gazetarëve. Edhe gazetarët nuk kanë marrë asnjë informacion nga LSI për ndonjë dalje të saj në konferenca për shtyp.
I gjitha aktiviteti mediatik i Monikës javët e fundit janë dy statuse në rrjetin social Facebook. Edhe këto statuse ka dyshime se nuk janë shkruar nga vetë Monika, por nga zarat e saj në parti. Nëse gjendja e saj do të rëndohet më tej, Ilir Meta do të shohë mundësinë për të emëruar sërish Petrit Vasilin në krye të partisë. Meta e përdor Vasilin si një bashkëshorte rezervë.
Mësohet se shkaku kryesor i përkeqësimit psikologjik i Monika Kryemadhit është frika e tmerrshme nga drejtësia që po vjen. E gjithë lufta e saj, e Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, Adriatik Llallës dhe një lukunie të korruptuarish kundër amerikanëve, për të sabotuar reformën në drejtësi, ka dështuar. Monika e di se duhet të sqarojë se si e ka bërë pasurinë marramendëse para Byrosë së Hetimit.
Nga ana tjetër, arrestimi i një numri drejtorësh të LSI për korrupsionin kanë ndikuar negativisht tek Monika Kryemadhi. Drejtorët kanë qenë dora, më të cilën Meta dhe Monika kanë vjedhur paratë e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, Lulzim Basha nuk ka pranuar të firmosë marrëveshjen me LSI për koalicionin, duke e rënduar më tej gjendjen psikologjike të Monikës./Pamfleti.com