Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 7 Marsi, FRESSH ndërmori iniciativën për të ndihmuar 140 gra kryefamilajre.
Aktivistet kanë dhuruar kartolina për të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duke bashkëngjitur pranë urimit dhe ftesën për të ndihmuar një grua kryefamiljare përfituese të ndihmës ekonomike.
Nisma shënon një mesazh simbolik për mbarë gratë dhe vajzat shqiptare të cilat hasen dita ditës me vështirësitë e përditshme në ruajtjen e familjes dhe kujdesin për shtëpinë.
Kësaj nisme të FRESSH i është bashkuar edhe deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Kjo e fundit ka lexuar mesazhin e urimit dhe kërkesën e anëtareve të FRESSH për të ndihmuar zonjën kryefamiljare dhe për të qenë një zë i fuqishëm pro gruas në Parlament.
Siç shihet edhe nga video-ja e mëposhtëme, Gjylameti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së FRESSH, ajo është shprehur ndër të tjera se: “Të jeni të sigurt që do të jem atje për të gjithë ju”. /Lexo.al/