Një 32-vjeçare që thuhej se nuk kishte pasur shumë fat në dashuri, kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me një milioner, fakt që e zbuloi vetëm pas ceremonisë.
Ajo quhet Stephanie dhe është një oficere policie nga Epsom, Surrey. 32-vjeçarja ishte pjesë e realityshow-t, “Martesë me shikim të parë”, ku pas një sërë testesh psikologjike e shkencore, asaj iu gjet partneri më i përshtatshëm.
Bashkëshorti i saj është një 36-vjeçar, i cili është një njeri shumë romantik. Kur çifti u njoh, ai ishte në kërkim të një partnereje. Për fatin e Stephanies, ai rastisi edhe me prona, vlera e të cilave kapnin milionat.
E përditshmja “Daily Mail” shkruan se çifti e kishte pasur një tërheqje të menjëhershme, që në momentin e parë që ishin takuar.
Stephanie kishte qenë vetëm prej gati 1 viti përpara se të merrte pjesë në këtë eksperiment dhe rrëfeu se çdo lidhje që kishte pasur në të shkruarën kishte dështuar.
Terapisti dhe psikologu Jo Coker e bëri bashkë 32-vjeçaren me Ben për shkak të personaliteteve të tyre dhe dëshirës për të gjetur partner.
Ata u martuan në serinë e parë të spektaklit “Martesë me shikim të parë”, që transmetohet në “Channel 4”, Britani, ndonëse nuk ishin takuar kurrë më parë./PANORAMA PLUS