Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Monika Kryemadhi thotë se e ardhmja e vendit është përmbysja e qeverisë Rama.
Nga protestat tek Kuvendi Kryemadhi tha se shumica e të rinjve po ikin nga vendi se nuk po shikojnë të ardhme këtu.
“Këtu ka humbur çdo moral. E ardhmja është të përmbysim këtë qeveri. Shumica e të rinjve po ikin nga Shqipëria”, tha Kryemadhi.