Sipas shkëncëtarit Barry DiGregorio nga Universiteti Buckingham, provat e jetës në Mars po fshihen nga NASA, shkruan Daily Mail.
Eksploruesi i agjencisë hapësinore, Curiosity ka kapur ato që mund të jenë gjurmë të fosileve të krijuara nga disa krijesa në planetin e kuq.
Një raport ‘bombë’ do të zbulojë se si NASA është e vetëdijshme për ekzistencën e jetës dhe ka zgjedhur që ta mbajë të fshehur, pohon DiGregorio.
Shkencëtari beson se agjensia hapësinore mund të injorojë gjetjet për shkak të planeve të saj për një mision të drejtuar në vitin 2030, kur astronautët do të eksplorojnë Marsin më në thellësi.
Megjithatë, sipas NASA-s, format e kapura në imazhet nga Marsi janë thjesht kristalet e shkëmbinjve që aktualisht janë duke u analizuar.