Izet Haxhia ka vijuar të rrëfejë të pathënat e ngjarjeve që pasuan pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Ish-truproja personal i Sali Berishës tregon rolin qe ka Fatos Klosi në trazirat e 14 shtatorit.
Ai thotë në Panorama se Berisha është organizatori i grushtit të shtetit duke e argumentuar se natën e 12 shtatorit, ai ka grumbulluar rreth 30 vetë në selinë e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar që duhet të hakmerremi për vrasjen e Azemit
“Klosi, duke qenë një i zgjedhur i klanit të Rexhep Meidanit që ishte në luftë për pushtet me Fatos Nanon, ka pasur rolin e tij në 12 dhe 14 shtator, me veprimet dhe mosveprimet e tij.
Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre,
Nano do të vritej nga rebelët e PD dhe nga ana tjetër, me anë të provokatorëve të SHIK-ut në radhët e demonstruesve, i hidhte benzinë konfliktit dhe akteve të dhunës kundër shtetit.
Berisha ka qenë organizatori i këtij grushti shteti sepse që natën e 12 shtatorit, ai ka grumbulluar rreth 30 vetë në selinë e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar që duhet të hakmerremi për vrasjen e Azemit. Planet e grushtit të shtetit janë vënë në zbatim nga pjesëtarë të SHIK-ut të Gazidedes, por ka pasur edhe përfshirje të forcave të FARKUT të Bukoshit, të instaluara në Laprakë” thotë Haxhia. (TemA)