Partia Socialiste do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e Kongresit, që parashikohet të përfundojë pas orës 17:00.
Punimet e Kongresit do të ndahen në tre pjesë, puna e Qeverisë për bashkitë, prezantimi i rikandidimt të Erion Veliajt në Tiranë dhe planet e mazhorancës për studentët, emigrantët dhe reformën zgjedhore.
Armando Subashi (Fier), Sotiraq Filo (Korçë), Pjerin Ndreu (Lezhë), Dritan Leli (Vlorë), Majlinda Bufi (Roskovec), Gledian Llatja (Elbasan) janë kandidatët e PS për bashkitë që do të flasin sot përpara socialistëve.
Në podium do të shfaqen gjithashtu pothuajse të gjithë ministrat e kabinetit për të raportuar për punën e qeverisë për bashkitë.
Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të mbajë një fjalim rreth orës 12:30.
Një nga të ftuarit në Kongres është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.