Dy vjet më parë, Çim Peka u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën vajza që udhëtonte me të, 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.
Për atë aksident ka pasur shumë pikëpyetje, që nga marrëdhënia e Pekës me 29-vjeçaren, deri tek arsyet e aksidentit.
Sot Kastriot Myftaraj ka hedhur një akuzë të rëndë ndaj Pekës, pasi ky i fundit i ka vjedhur një shkrim.
Myftaraj shkruan se Peka e ka vrarë para aksidentit Kolën.
“Çim Peka për gjëra të tilla mund ta sulmojë Tahirin vetëm me maskë, për shkak se Tahiri di diçka për të.
Çim Peka është i detyruar ta sulmojë Tahirin sepse për këtë e paguajnë Saliu dhe Zeni portalin e tij.
Por Çimi ka një hall.
Saimiri i ka bërë një nder të madh Çimit kur ishte ministër.
Saimiri personalisht ka fshehur një provë që tregonte se Çim Peka vrau një vajzë dy vjet më parë në atë që u quajt zyrtarisht aksident automobilistik.
Është fjala për regjistrimin e videokamerave të një biznesi që tregonte Çimin duke i përplasur kokën vajzës për ta detyruar të bënte diçka, ndoshta abort, nuk do të merret vesh kurrë se edhe të dhënat e autopsisë u manipuluan.
Duke bërë këtë Çimi humbi vëmendjen dhe shkaktoi aksident automobilistik.
U manipulua deri edhe vendndodhja e aksidentit.
Videoja nuk u paraqit si provë, por Saimiri e ka në arkivin e tij, së bashku me shumë gjëra të tjera.
Tani unë po bëj pyetjen se ku është i fshehur arkivi i Saimir Tahirit, me të cilin ai kërcënon dhe shantazhon deri edhe vetë Ramën”, shkruan Myftaraj.