Supozohej të ishte një ndër ditët më të lumtura për të, por përfundoi në tragjedi. Një ndër vajzat më të pasura në Turqi, Mina Basaran, 28 vjeç ishte nisur së bashku me shtatë mikeshat e saj për të festuar festën e beqarisë në Dubai.
Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi përplasjen, por dëshmitarët rrëfejnë se avioni ishte përfshirë nga flakët përpara se të godiste malin. Autoritetet iraniane kanë gjetur kutinë e zezë të avionit, që do të tregojë se çfarë shkaktoi rrëzimin e avionit.
Mina Basaran, do të martohej me 14 prill. Ajo do të trashëgonte kompaninë e së atit Basaran Investment Holding, pasi ai të jepte dorëheqjen. Biznesi i tij shtrihej në fushat e ndërtimit, energjisë dhe turizmit.