Uilliam Shekspir shekuj më parë teksa shkruante kryeveprat e tij thoshte se “Shumë fjalë të vërteta janë thënë në shaka!”
Së fundmi, në rrjet janë shpërndarë disa “meme” pikante që kanë “thumbuar” një pjesë të politikanëve shqiptarë.
Një prej tyre është edhe deputeti demokrat Gent Strazimiti i cili dje vendosi t’i shkruante presidentit Donald Trump permes një statusi në Facebook duke fyer trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Siç duket, faqet e humorit nuk e kanë kursyer këtë situatë pa e ironizuar.
Pre e shakave në rrjetet sociale ra së fundmi edhe ish-ministri i Jashtëm si dhe deputeti i PD, Aldo Bumçi, i cili u shpreh se: ”Nëse droga nuk do kishte ardhur në Durrës, nuk do i ishte kapur”.