Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattheë Palmer u ka dërguar një mesazh të gjithë të korruptuarve në vend, duke e bërë të qartë se kushdo që ka kryer afera do japë llogari. Lidhur me këtë mesazh ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela i cili shprehet se dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës. Ai citon Palmerin dhe shprehet se mesazhi i tij nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.
Postimi
Dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës: talljen e politikës amerikane me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, Berisha-Basha e co.
Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan tha: “të korruptuarit e shqipërisë duhet të kenë frikë”.
Nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.
Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish.
Kurse banda na ka thënë se do të bëjë kryengritje. (!)
Të shohim se çfarë do të thotë sot.