Parlamenti turk është përfshirë nga skena masive të dhunës. Pasi nënkryetari i Parlamentit njoftoi rezultatin e votimit për rregulloren e re zgjedhore, filloi një përleshje mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Mes te zgjedhurve pati shkëmbime grushtash dhe të shtyra, ndërsa deputetët ndiqnin njëri-tjetrin nëpër sallat e parlamentit.
Opozita pretendon se rregullorja e re elektorale i hap rrugë manipulimit të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm nga ana e pushtetit. Kjo nuk është hera e pare që parlamenti turk përfshihet nga përplasjet e forta dhe dhuna mes deputetëve.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=TCmB3zpaSYI