Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjara tragjike e ndodhur në malet e Iranit, ku një avion privat u rrëzua nga ku nuk pati asnjë të mbijetuar.
Ajo ka telefonuar të fejuarin e saj rreth orës 16:30 dhe i ka thënë: “Pas 5 orësh jam pranë teje i dashur”.
Biznesmeni Murat Gezer do nisej për në aeroportin Ataturk për t’i bërë surprizë të fejuarës, kur mori lajmin e hidhur.
Mediat vendase shkruajnë se ai është I shokuar dhe se po mabhet me ilaçe qetësuese.
“Unë besoj, Mina do të vijë”, pëshpërit herë pas here i riu që kishte nisur përgatitjen për dasmën. Murat Gezer dhe Mina Basaran u fejuan më 20 tetor, ndërsa më 14 Prill do të martoheshim me një ceremoni madhështore në Çiragan Sarayi, në Stamboll.
Sipas medias turke, tri prej të rejave që humbën jetën në aksident do të martoheshin më vonë gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë.