Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku deklaroi se ka dorëzuar zyrtarisht dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të vijuar drejtimin e organit të akuzës për një mandat 7-vjeçar.
Por kjo ka sjellë një përplasje me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në një komunikim të KLP për mediat thuhet se Marku nuk është kandidate dhe se dokumentet nuk janë dorëzuar zyrtarisht.
“Te nderuar kolege, Prane zyres se KLP nuk ka dorezuar aplikimin asnje kandidat tjeter, perfshire edhe zj. Arta Marku. Nga e premtja deri sot, kane qene dite pushimi. Aplikimi i saj nuk gjendet as ne fq zyrtare te KLP tek rubrika vende vakante. Ne qofte se zj. Marku e ka nisur me poste normale, mbetet per ta konfirmuar ne ditet ne vijim. Faleminderit!”-njofton KLP.
Denion Ndrenika, zëdhënësi e Prokurorisë së Përgjithshme është shprehur se Marku ka dorëzuar dokumentacionin përmes postës, gjë që mund të ketë sjellë mosrakordimin mes KLP dhe prokurorisë.
“Posta është nisur, është rrugës. Kryeprokurorja e ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën”.-tha ai.
Përveç Arta Markut, në garë deri më tani janë edhe tre kandidatura të tjera
/Agjensia e Lajmeve Sot News/