Pas një ore nis takimi mes kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama në Berlin.
Ndërkohë, gjatë takimit kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel, siç edhe shprehet në një intervistë për TCH, kryeministri Edi Rama pritet të kërkojë mbështetje për çeljen e negociatave për antarësim.
“Është një moment rikapitulimi i 5 viteve proces të Berlinit dhe risia është se jemi në një Samit gjermano-francez me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për të adresuar të gjitha aspektet e një procesi historik si dhe për të diskutuar për temat me një rëndësi dhe një peshë të posaçme.”- tha Rama pak para samitit.