Mikel Jushi një nga kushërinjtë që u ekzekutua një natë më parë në qendër të qytetit të Laçit ka pasur njohje dhe një miqësi të ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku.
Sipas postimeve të publikuara në rrjetet sociale, i ndjeri Mikel Jushi ka qenë i pranishëm në dasmën e aktorit. Ai shihet teksa pozon i buzëqeshur krahas Xhensilës dhe Bes Kallakut.
“Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur,”– shkruan Jushi krahas fotos me çiftin Kallaku.
Në disa foto të tjera ka qenë vetë Kallaku ai që ka lënë disa komente për Mikelin.
“Alamet shoqeje paske zon,’– shkruan Besi krahas një fotoje ku Mikeli shihet me një qen leshator në duar.
“Ku ke fotokopjen e pasaportes o lkur,”– komenton aktori në një tjetër foto.
“Ku jeni o lkura,”– shkruan sërish Besi.
“Në Milano o lkur,”– ja kthen i ndjeri Mikel./TPZ