Axhenda e takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Berlin do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:30. Ajo nis me kancelaren gjermane, Angela Merkel, qè do të takohet fillimisht, në orën 16:00, me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Pas Zaevit ajo do tè prese Edi Ramën.
Në orën 17:00, Merkel do të shihet me presidentin e Francës, Emanuel Macron, teksa gjysmë ore më pas ata do të dalin në një konferencë për media.
Pas këtyre takimeve me Zaevin, Ramën e Makronin, Merkel do të ketë një takim pune me liderët e Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, të cilët do të arrijnë në Berlin në orën 17:30.
Ky takim pune me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 17:45 dhe do të zgjasë deri në orën 19:30. Brenda kësaj kohe do të ketë edhe një darkë pune.
Sipas agjendës, ky takim do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet për stabilitetin e rajonit, në mënyrë të veçantë për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në orën 19:30 do të realizohet foto “familjare”.