Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në emisionin “360 Gradë” tregoi se Astrit Patozi, sot themelues i “Bindjes Demokratike” nuk ka qenë themelues i PD-së, por i PSD-së.
“Është ngritur gjithë makineria propagandistike e shtetit dhe po krijon një kult të Patozit. Një kult me të pavërteta. Tani Patozi një nga themeluesit e PD-së?
Astrit Patozi ka qenë një nga themeluesit e partisë së Skënder Gjinushit, PSD në vitin 1991, ka qenë në degën e Kavajës, ndër nismëtarët.
Ka qenë anëtar i Komistetit Ekzekutiv pluralist, të Durrësit nga PSD dhe si punëtor i unzinës së gozhdë-bullonave i duhej edhe një punëtor”- u shpreh Myftaraj.