Geraldo Durda vëllai i Edison Durdës, fëmijës së vrarë ndërsa luante me biçikletë në rrugët e Gërdecit afër repartit, ka postuar sot një mesazh jo dhe aq të koduar për familjen Berisha.
“Fakt është që krimi shtetëror dhe privat, na vrau në mes të ditës, por Kujdes Sali Malet e Gramshit nuk ndryshojne nga ato të Tropojës !!!”.
Familja Durda është në origjinë nga Gramshi dhe e vendosur në Vorë vite më parë. Ata humbën fëmijën e tyre nga shpërthimi i fuqishëm në Gërdec teksa ishte duke luajtur me biçiklet dhjetë vite më parë.