Nga LSI vijojnë rrjedhjet në këshillat bashkiakë. Kështu sot në Fier 4 këshilltarë bashkiakë të kësaj force politike kanë dalë në një deklaratë për mediat duke deklaruar se largohen përfundimisht nga ky grup politik (LSI) për tu bashkuar me grupin e këshilltarëve Socialistë.
Sot kanë kaluar zyrtarisht me PS këshilltarët Thoma Tyto, Natasha Yzeiraj, Ekaterina Zarka dhe Drita Sauli.
Në deklaratën e tyre për shtyp ata deklaruan se për sa kohë LSI është bashkuar me PD-në dhe politikat e saj antishqiptare e antikombëtare duke mbështetur Bashën dhe lobimin me paratë e pista kundër interesave te vendit dhe kundër aleatëve SHBA-BE.
Nga ana tjeter keshilltaret e larguar nga LSI i bejne thirrje te gjithe militanteve te kesaj force politike te largohen sa me pare dhe te reflektojne pasi lobi antishqiptar nuk duihet mbeshtetur. “I bëjmë thirrje çdo anëtari dhe çdo kontribuesi të LSI se ky është momenti për të reflektuar dhe për të kuptuar qartazi se kush e do Shqipërinë dhe kush punon kundër interesave të saj, për tu ndarë qartazi që nesër historia mos të na mbulojë me turp.”, thuhet ne deklarate.
Ja deklarata e plotë e të larguarve nga LSI që u bashkuane me PS në Fier:
“Ne jemi anëtarët e këshillit të zgjedhur nga LSI. Duke marrë parasysh dhe shkak nga ngjarjet e fundit politike ku tashmë është shumë e qartë financimi i PD nga lobimi anti-shqiptar, ne këshilltarët e zgjedhur për këshillin bashkiak Fier nëpërmejt LSI-së duam të theksojmë para opinionit publik largimin nga kjo forcë politike dhe bashkimin me grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste.
Financimi i lobimit të PD-së kundër Shqiperisë, jo vetëm është një turp, por është akoma më tepër.
Sot PD është futur në xhepin e fuqive anti-shqiptare të cilat kanë kohë që kërkojnë destabilitetin e Shqipërisë dhe të rajonit.
Ata kanë përdorur çdo mjet për largimin e Shqipërisë nga aleatët tanë strategjik SHBA-BE duke synuar kthimin në kohërat e vjetra.
LSI duhet të ndahet qartazi nga kjo politikë antikombëtare dhe antishqiptare, por fatkeqësisht nuk e ka bërë, madje nga deklaratat e ditëve të fundit nuk ka ndërmend ta bëjë edhe lidershipi i kësaj force politike.
Të rrish sot përkrahë PD dhe Lulzim Bashës do të thotë të pranosh politikën antishqiptare me paratë e pista. Ky është një turp për të gjithë.
Ne nuk mund të qëndrojem bashkë me PD ti bëjmë opozitë PS në kundërshtyim me interest dhe vullnetin e zgjedhësve tanë.
I bëjmë thirrje çdo anëtari dhe çdo kontribuesi të LSI se ky është momenti për të reflektuar dhe për të kuptuar qartazi se kush e do Shqipërinë dhe kush punon kundër interesave të saj, për tu ndarë qartazi që nesër historia mos të na mbulojë me turp.
Ju faleminderit!
LEXO.AL